KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia apel qytetarëve: Kujdes gjatë shitjeve online, mos ua jepni të dhënat e kartelës suaj

Policia apel qytetarëve: Kujdes gjatë shitjeve online, mos ua jepni të dhënat e kartelës suaj

Policia e Kosoves ka bërë apel ndaj qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë shitjeve të produkteve në platforma online.

Sipas policisë, kohëve të fundit janë evidentuar raste kur persona të dyshuar kontaktojnë qytetarët që kanë publikuar produkte për shitje, paraqiten si blerës të interesuar dhe u dërgojnë vegëza mashtruese.

Në njoftim thuhet se përmes këtyre linqeve kërkojnë të dhënat e kartelave bankare, kinse për realizimin e pagesës.

Për të mos rënë viktimë e këtyre mashtrimeve, Policia ka dhënë disa rekomandime.

"Tregoni kujdes ndaj personave të panjohur që ju kontaktojnë dhe shprehin interesim për blerjen e produkteve tuaja; Mos hapni linqe (vegëza) të dyshimta që ju dërgohen nga blerësit e mundshëm;Mos plotësoni të dhënat e kartelës bankare në faqe apo linqe (vegëza) të dërguara nga persona të panjohur;Mos ndani numrin e kartelës bankare, datën e skadimit, kodin CVV/CVC apo kodet e konfirmimit bankar;Verifikoni çdo kërkesë për pagesë vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës ose platformës përkatëse;Nëse keni dhënë të dhënat bankare në ndonjë faqe të dyshimtë, kontaktoni menjëherë bankën për bllokimin e kartelës dhe rastin raportojeni në Policinë e Kosovës;", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.