KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dy muaj pas vdekjes, motra e Laurent Krasniqit e kujton me mall: Na mungon çdo ditë e më shumë

Dy muaj pas vdekjes, motra e Laurent Krasniqit e kujton me mall: Na mungon çdo ditë e më shumë

Një dedikim emocionues për të vëllanë tashmë të ndjerë, Laurent Krasniqin, është bërë nga motra e tij, Xheneta.

Përmes një videoje në TikTok, ajo ka ndarë disa momente që kishin kaluar së bashku, duke krijuar një kolazh kujtimesh ku shfaqen edhe pranë njëri-tjetrit.

Videon e ka shoqëruar me fjalët “Më mungon”, derisa në përshkrimin e saj ka lënë një mesazh që shpreh mallin dhe dhimbjen e familjes: “Na mungon çdo ditë e më shumë”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky dedikim vjen rreth dy muaj pas vdekjes së Laurentit, i cili ndërroi jetë më 2 shtator, duke lënë pas një dhimbje të madhe te njerëzit e tij më të afërt.

Humbja e tij ishte e rëndë për familjen, miqtë dhe të fejuarën, Laureta, me të cilën kishte ëndërruar të ndërtonte një jetë së bashku.

Që nga ajo ditë, të afërmit e tij kanë vazhduar ta kujtojnë përmes fotografive, videove dhe mesazheve, duke dëshmuar se kujtimet dhe dashuria për Laurentin mbeten të pranishme pavarësisht mungesës së tij.

I njëjti për përveç si influencues ka qenë edhe pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.