Programi i Kuponëve për Çerdhe, i dedikuar për fëmijët e familjeve që përfitojnë asistencë sociale, po vazhdon edhe gjatë këtij viti shkollor.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se programi këtë vit është zgjeruar dhe po zbatohet në gjithsej 18 komuna.
Ai ka njoftuar se familjet e interesuara mund të aplikojnë deri më 10 dhjetor, përmes vegëzës zyrtare të publikuar nga Qeveria.
Kurti ka theksuar se edukimi në fëmijërinë e hershme mbetet një nga prioritetet e Qeverisë, duke ritheksuar përkushtimin për mbështetjen e familjeve. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

