Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka njoftuar planin e tij për t’u tërhequr nga futbolli në fund të sezonit, siç pritej prej kohësh.
“Supozoj se nuk do të vazhdoj të luaj pas kësaj vere. Tani po përpiqem të shijoj kohën që më ka mbetur,” tha ai sot gjatë një vizite në një fan klub.
Kontrata e tij skadon në verë. Pasardhësi i tij do të jetë Jonas Urbig, i cili pritet të bëhet portieri i ri numër një i Bayernit./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

