KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Përurohen renovimet në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK – investim në vlerë 1.5 milion euro nga Luksemburgu – pamje

Përurohen renovimet në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK – investim në vlerë 1.5 milion euro nga Luksemburgu – pamje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, morën pjesë në përurimin e renovimeve në Klinikën së Kardiologjisë në QKUK.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se 400 metra katrorë është hapësira e transformuar sipas standardeve moderne spitalore, duke krijuar kushte më të mira pune për profesionistët tanë dhe, mbi të gjitha, kushte më dinjitoze dhe më të sigurta për pacientët.

“1.5 milion euro arrin vlerën investimi, që pos shërbimeve më cilësore do t’i rrisë edhe kapacitetet me ç’rast do të zvogëlohen edhe listat e pritjes. Nga mbi 4,000 ndërhyrje në vit, synimet janë të arrihet deri në 8,000 sosh.

Funksionalizimi i Cath-Lab-it bashkëkohor dhe vendosja e angiografit të ri përbëjnë një hap të madh përpara në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare”, shkruan Kurti.

Ai tutje njofton se investimi përfshin gjithashtu përmirësime të rëndësishme infrastrukturore: instalimin e sistemit të klimatizimit qendror dhe pajisjen e dhomave me banjo brenda, duke ngritur standardin e trajtimit dhe mirëqenies për pacientët.

“Në kë drejtim shprehim mirënjohje të thellë për Qeverinë dhe popullin e Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme dhënë për sektorin e shëndetësisë.

Ky objekt i rinovuar tërësisht, me pajisje të reja dhe bashkëkohore tregon përkushtimin tonë për transformimin e plotë të secilës klinikë, secilit spital regjional dhe kështu tërë sistemit tonë të shëndetësisë publike”, thotë Kurti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.