Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet nën një tension të madh nga deputetët e opozitës.
Për shkak të tensionit, u kalua direkt në votim pas propozimit të mazhorancës.
Teksa votohet, deputetët e opozitës po mundohen forcërisht të pengojnë votimin, duke tentuar të çajnë gardhin e gardës dhe të shtyjnë deputetët e Partisë Socialiste.
Siç raporton Top Channel, në një moment deputeti Fidel Kreka goditi me një shishe plastike drejt deputetëve të PS, teksa gjatë gjithë kohës Berisha duket të qëndrojë i tërhequr.
Burimi: dukagjini.com ↗

