KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shembull fisnik: Qytetari gjen një kuletë në Istog, e dorëzon menjëherë në polici

Shembull fisnik: Qytetari gjen një kuletë në Istog, e dorëzon menjëherë në polici

Një qytetar nga fshati Drejë ka treguar shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke dorëzuar në polici një kuletë të gjetur në rrugën “Ibrahim Rugova”, në qytetin e Istogut.

Rasti ka ndodhur më 20 tetor rreth orës 21:00, kur A. Puka është paraqitur në Stacionin Policor në Istog dhe ka dorëzuar kuletën që e kishte gjetur në afërsi të një bankomati, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Policisë së Kosovës, qytetari e ka dorëzuar kuletën menjëherë, pa e kontrolluar përmbajtjen e saj.

Gjatë verifikimit nga zyrtarët policorë, në kuletë janë gjetur dokumente personale dhe para në tri valuta, 205 euro, 20 franga zvicerane dhe 400 dollarë amerikanë.

Përmes dokumenteve personale është identifikuar pronari i kuletës, i cili është kontaktuar dhe ftuar në stacionin policor. Pas verifikimeve të nevojshme, është konfirmuar se përmbajtja e kuletës përputhej me deklarimin e pronarit.

Kuleta, së bashku me të gjitha paratë dhe dokumentet personale, i është kthyer pronarit.

Policia e Kosovës ka vlerësuar lart veprimin e qytetarit, duke theksuar se gjeste të tilla dëshmojnë ndershmëri, përgjegjësi qytetare dhe respekt për pronën e të tjerëve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.