Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pasur një thirrje publike ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Ai deklaroi se për shkak të bllokimit të mjeteve buxhetore dhe mosrealizimit të pagesave, që nga 12 shtatori janë ndërprerë punimet në 18 shkolla, çerdhe dhe objekte shëndetësore. Në 10 prej tyre, sistemet e ngrohjes ende nuk janë funksionale.
“Javën e kaluar i jam drejtuar zyrtarisht Ministrit të Financave, Hekuran Murati, me kërkesë urgjente për zhbllokimin e mjeteve buxhetore për projektin “Prishtina Public Buildings”, të financuar në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”,deklaroi Rama.
Ai tha se nuk ka asnjë justifikim që bllokadat financiare të vënë në rrezik shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve tanë.
“Ministria e Financave duhet të veprojë menjëherë!Prishtina nuk mund të mbahet peng, e aq më pak fëmijët e saj!”./Lajmi.net/

