Në episodin e nëntë të podcastit “Rrugëtimi”, e ftuar është Iliriana Jaka Gashi, drejtoreshë e organizatës Women for Women (Gratë për Gratë), e cila sjell një rrëfim për sfidat, sakrificat dhe historitë që kanë shënuar rrugëtimin e saj.
Nga mentaliteti që dikur i mbante gratë larg tregut të punës, te rrëfimet prekëse të grave të mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës, Iliriana flet për realitetin që ka parë nga afër gjatë 15 viteve të punës së saj.
Ajo rrëfen edhe për sakrificat personale, ditët me orë të gjata pune dhe çmimin emocional që ka pasur udhëheqja.
Sa ka ndryshuar pozita e grave në Kosovë dhe çfarë pengesash vazhdojnë t’i mbajnë ato prapa?
Së shpejti, episodi i nëntë i “Rrugëtimi”, në Telegrafi.
– YouTube www.youtube.com

