Një tjetër letër e shkruar nga e ndjera Arlinda Zekaj, e publikuar nga Natyra Kuçi, ngre shqetësime të rënda lidhur me mënyrën se si ajo e ka përjetuar trajtimin nga institucionet dhe sistemin e drejtësisë.
Në shkrimin e saj, Arlinda shpreh pakënaqësinë ndaj mënyrës se si, sipas saj, janë trajtuar kërkesat dhe shqetësimet e saj, duke kërkuar drejtësi dhe trajtim të barabartë para ligjit, transmeton klankosova.tv.
“Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi”, është mesazhi që përcillet nga letra e saj, ku ajo shpreh shqetësimin se kërkesat e saj nuk janë marrë seriozisht dhe se e drejta për t’u dëgjuar nuk i është garantuar ashtu siç priste.
Burimi: klankosova.tv ↗

