Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:50, është raportuar një rrahje në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku janë përfshirë tre persona të moshave 47, 43 dhe 71 vjeç.
Sipas njoftimit policor, rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale lidhur me punime në afërsi të një prone, ndërsa si pasojë e përleshjes fizike, të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF-Ferizaj.
Policia bën të ditur se gjatë trajtimit të rastit ka siguruar informacione se njëri nga të dyshuarit posedonte armë zjarri pa leje. Pas pranimit të kësaj, i dyshuari A.H. (71 vjeç) ka dorëzuar një pistoletë dhe 15 fishekë, të cilat janë sekuestruar.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet po vazhdojnë në procedurë të rregullt.