Është raportuar se ka ndodhur një përleshje mes disa personave, ku në vendin e ngjarjes kanë intervenuar dy zyrtar policor të cilët ishin jashtë detyrës zyrtare dhe për ta vënë situatën nën kontrollë kanë përdorur sprej zyrtar.
Sipas raportit 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhr të mërkurën rreth orës 17:50, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur janë arrestuar tre persona si dhe është konfiskuar një armë pistoletë me pesë fishekë.
“Prishtinë 24.06.2026 – 17:50. Njëri nga të dyshuarit ka drejtuar armën në drejtim të të dyshuarit tjetër, ku në vendin e ngjarjes kanë intervenuar dy zyrtar policor të cilët ishin jashtë detyrës zyrtare dhe për ta vënë situatën nën kontrollë kanë përdorur sprej zyrtar. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe është konfiskuar një armë pistoletë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
