Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Veternik të Prishtinës, ku dy persona kanë mbetur të lënduar pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 04:39, mbrapa një lokali.
Gjatë përleshjes, njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka shtënë me armë zjarri dhe ka plagosur një person, ndërsa një tjetër ka përdorur thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër.
Të dy të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore dhe ata ndodhen nën trajtim.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes dhe nga personat e dyshuar janë konfiskuar një pistoletë, tri gëzhoja, dy fishekë, dy predha, një thikë, një çelës metalik dhe një veturë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tetë personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/