KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Për një javë 18 raste të reja me fruth, nga prilli gjithsej 242 raste

Për një javë 18 raste të reja me fruth, nga prilli gjithsej 242 raste

Nga muaji prill, numri i rasteve të të infektuarve me fruth është në rritje, ku deri më tani janë konfirmuar 242 raste të reja, prej tyre 18 raste brenda javës së fundit. Rreth 20 pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive në gjendje kryesisht stabile, teksa ka raste që po presin konfirmimin e analizave.

Nga prilli, numri i mostrave për të konfirmuar fruthin janë shtuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Njësoj situata po vazhdon të jetë edhe tash, gjashtë muaj pas.

Për rastet e reja që janë konfirmuar në javën e fundit foli specialisti i shëndetit publik, Faik Hoti.

“Në përditësimin e fundit të Institutit Kombëtarë kemi regjistruar 242 raste të fruthit të cilat i takojnë periudhës nga 16 prilli deri me 26 tetor, pra nëse i shohim raportet e fundit dhe përditësimet javore mund të themi që çdo javë po regjistrohen raste të reja të fruthit kryesisht tek fëmijët e pavaksinuar”, ka deklaruar Hoti.

Por a ka rrezik që situata të bëhet më serioze me përhapjen e këtij infeksioni?

“Në kuptimin e shifrave të përgjithshme situata është e kontrollueshme, gjithmonë ka angazhime shtesë për vaksinim të rregullt, por ne e marrim shumë seriozisht sepse fruthi është sëmundje me komplikime serioze”, Faik Hoti, specialist i shëndetit publik.

Pas rasteve të reja, në Klinikën Infektive po vazhdojnë të hospitalizohen pacientë që kanë të nevojë për trajtim nga fruthi.

“Momentalisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar rreth 19 pacientë të konfirmuar me fruth, disa janë pritje të rezultateve, pra janë si të dyshimtë për morbillë, pra pastaj na vijnë konfirmimet për rezultatet e tyre, por që ky numër lëviz kohë pas kohe në bazë të vizitave ambulantore apo për pacientët që kërkojnë trajtim”, ka theksuar Lirim Tafilaj, Infektolog.

Sipas IKSHPK-së, në Prishtinë gjatë gjashtë muajve të fundit janë konfirmuar 83 raste, 58 në Fushë-Kosovë e 25 në Ferizaj, kurse grupmosha më e prekur është 12 deri në 24 muaj, në 93 raste./Tv Dukagjini

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.