KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gjorgjievski: E ndieja golin para ndeshjes, faleminderit për bombonën

Gjorgjievski: E ndieja golin para ndeshjes, faleminderit për bombonën

Marko Gjorgjievski ishte protagonisti kryesor i fitores së Shkëndijës ndaj Bregallnicës në Shtip, duke realizuar golin vendimtar për triumfin 2:1 në duelin e xhiros së 12-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi kuqezi foli për emocionet pas golit, rikthimin në formën e dëshiruar pas lëndimit dhe rëndësinë e tri pikëve. Ai zbuloi se e kishte ndier që do të shënonte, ndërsa me humor foli edhe për dhuratën që mori pas ndeshjes nga zëdhënësi i klubit.

…goli i fitores…

Marko Gjorgjievski: “Të tregohem i sinqertë, ndihem shumë i lumtur. E dini, kur shënoj gola jam shumë i lumtur. Dhe më e rëndësishmja është se fituam tre pikët, ajo është më kryesorja. Kurse golat do të vijnë vetvetiu.”

…kthimi pas lëndimit…

Marko Gjorgjievski: “Po, pikërisht, ashtu siç e thatë edhe ju. Erdha te Shkëndija, nënshkrova pa fazë përgatitore. Por, falë Zotit, e nisa mbarë në Ligën e Konferencës. Por pas kësaj erdhi një lëndim i papritur që me thënë të drejtën më largoi pak edhe nga ajo që tregoja. Mu desh një muaj që të rikthehesha përsëri siç duhet. Tani më, falë Zotit, ndihem fit. Dhe madje kur hyj në lojë siç e thatë ju, ndoshta mund të jap edhe më shumë sesa kur e nis nga fillimi. Por tani më e rëndësishmja është ta rikthej formën time me gola dhe të fitojmë. Dhe me thënë të drejtën e ndieja golin para ndeshjes. Tashmë e ndieja dhe falë Zotit edhe faleminderit shtabit teknik, dhe faleminderit të gjithë juve që u realizua sot të shënoj gol për tre pikët.”

…bombonë për golin…

Marko Gjorgjievski: “Sot jam shumë i lumtur, nuk do të fle të tregohem i sinqertë kur shënoj gol. Dhe faleminderit për dhuratën, shpresoj se do të marr edhe më shumë bombona deri në fund të sezonit. Dhëntë Zoti të ketë sa më shpesh e më shumë bombona. Faleminderit shumë.”

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.