KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gërvalla reagon pas tragjedisë në Demiraj: Rrethanat e rastit të hetohen plotësisht

Gërvalla reagon pas tragjedisë në Demiraj: Rrethanat e rastit të hetohen plotësisht

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy persona.

Përmes një reagimi në Facebook, Gërvalla ka shprehur shqetësimin për këtë ngjarje, duke theksuar rëndësinë e sigurisë dhe mbrojtjes brenda familjes.

“Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut, vendi ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo ka theksuar se çdo ngjarje që cenon këtë siguri kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm institucional.

Gërvalla ka kërkuar që rrethanat e rastit të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore.

“Në këto momente, është e domosdoshme që rrethanat e këtij rasti të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që e vërteta të zbardhet”, ka thënë ajo.

Në fund, ministrja ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.