KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Për herë të parë, FSK-ja merr pjesë në trajnimin ushtarak për liderë të rinj në Kroaci

Për herë të parë, FSK-ja merr pjesë në trajnimin ushtarak për liderë të rinj në Kroaci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se për herë të parë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnimin për zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë në Qendrën “Marko Babic” të Ushtrisë Kroate.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci u shpreh se ky marshim prej 88 kilometrash nga Udbina deri te Kalaja e Kninit, u përmbyll për zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë në Qendrën “Marko Babic” të Ushtrisë Kroate. /Zëri

Postimi i plotë:

Pas marshimit taktik prej 88 kilometrash nga Udbina deri te Kalaja e Kninit, u përmbyll trajnimi për zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë në Qendrën “Marko Babië” të Ushtrisë Kroate.

Për herë të parë, në këtë trajnim mori pjesë edhe FSK-ja. Ushtarakët tanë u stërvitën së bashku me kolegë nga Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi—numri më i madh i pjesëmarrësve të huaj deri më tani.

Marshimi përmbyllës kishte edhe domethënie simbolike, duke nderuar historinë dhe sakrificën e popullit kroat gjatë Luftës Atdhetare. Programi kërkues zhvillon qëndrueshmërinë fizike dhe mendore, lidershipin dhe aftësinë për të marrë vendime në rrethana sfiduese.

Përgëzoj ushtarakët tanë për përfaqësimin e denjë. Kjo përvojë avancon aftësitë e kuadrove tona dhe forcon bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Falënderoj homologun tim, Ivan Anušië, dhe Ushtrinë Kroate për këtë bashkëpunim të rëndësishëm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.