KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Nisin provat për rolin e James Bondit, në garë edhe burri i Dua Lipës

Nisin provat për rolin e James Bondit, në garë edhe burri i Dua Lipës

Callum Turner, Jack Lowden dhe Josh O'Connor janë ndër aktorët që mendohet se do të marrin pjesë në audicionet përfundimtare për rolin e James Bondit, bëjnë të ditur raportimet.

Sipas "Hollywood Reporter", provat pritet të zhvillohen këtë fundjavë, ndoshta që të premten, mësohet se në fazat e fundit të procesit kanë arritur nga tre deri në pesë aktorë, transmeton Klankosova.tv.

Finalistët pritet t'u nënshtrohen audicioneve që përfshijnë tri komponentë: skena aksioni (stunts), prezencë para kamerës dhe interpretim dialogu.

"Deadline" raportoi se provat ishin planifikuar të mbaheshin në fillim të tetorit, por u shtynë për shkak të përplasjeve në orare; ndërkohë, "Variety" thekson se Turner dhe Lowden janë "në garë" për të zëvendësuar Daniel Craigun.

Sipas BBC, më herët, për këtë rol janë përmendur edhe aktorët britanikë Aaron Taylor-Johnson dhe James Norton, si dhe aktori irlandez Paul Mescal. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.