KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arben Vitia thirret në interpelancë nga Kuvendi pas vdekjes së pacientes me kancer

Arben Vitia thirret në interpelancë nga Kuvendi pas vdekjes së pacientes me kancer

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka dorëzuar kërkesë për interpelancë ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pas raportimeve lidhur me vdekjen e një pacienteje me kancer.

Këtë e ka konfirmuar vetë Jashari për lajmi.net, duke bërë të ditur se kërkesa tashmë është protokolluar.

Sipas procedurave parlamentare, kërkesa i përcillet Qeverisë për shqyrtim dhe përgjigje, pas së cilës Kryesia e Kuvendit përcakton se kur do të trajtohet interpelanca në seancë plenare.

Rregullorja e Kuvendit parasheh që kryeministri, pas pranimit të kërkesës, ta shqyrtojë atë dhe t’i përgjigjet Kuvendit brenda shtatë ditësh.

Ndërkaq, interpelanca vendoset në rendin e ditës së seancës plenare brenda shtatë ditësh nga pranimi i përgjigjes së Qeverisë. Në rast se përgjigjja nuk dërgohet brenda afatit të përcaktuar, kërkesa trajtohet sipas procedurave të parapara në Rregulloren e Kuvendit.

Kërkesa e Jasharit pritet të hapë diskutimin parlamentar për çështjet e ngritura pas rastit të pacientes me kancer dhe përgjegjësitë e institucioneve shëndetësore./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.