Brikena Selmani dhe Mateo kanë pasur një bisedë sqaruese gjatë qëndrimit të tyre në Akuarium, ku ajo ka folur hapur për raportin mes tyre dhe keqkuptimet që janë krijuar.
Brikena u shpreh se situata e ka vënë në pozitë të vështirë, veçanërisht për faktin se hyrja e Mateos në shtëpi ka krijuar perceptime të gabuara nga publiku dhe produksioni.
“Problemi im është që kur 100 mijë persona duan të hyjnë në Big Brother, edhe ju shkoni e sillni një person që para tri viteve kam folur me të. Ne një herë jemi parë, nuk mundemi me pas lidhje. Mua më pengoi fakti që e mora me të keq me produksionin. Unë thashë: ti ke hy me qëllime të qarta, përderisa e ke parë që jam brenda”, u shpreh ajo.
Foto: YouTube
Ajo theksoi se mes tyre nuk ka pasur asnjëherë lidhje sentimentale, duke sqaruar se gjithmonë ka qenë e sinqertë për jetën e saj personale.
“Ti e di shumë mirë që edhe kur kemi folur, të kam thënë se nuk kam pasur kurrë lidhje. Nuk kam thënë asnjëherë që nuk kam dalë kurrë me një mashkull, por të hy me një lidhje nuk e kam pasur këtë. Unë me ty nuk kam asgjë personale, e di që je shumë djalë i mirë. Je lojtar si të gjithë të tjerët”, shtoi Brikena.
Foto: YouTube
Biseda mes tyre u zhvillua në tone të qeta dhe u pa si një përpjekje për të sqaruar situatën dhe për të shmangur keqinterpretimet e mëtejshme brenda shtëpisë, ndërsa dinamika mes banorëve vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së publikut. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com