Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë arritur marrëveshje për t’i dhënë fund përplasjes së tyre të gjatë ligjore lidhur me një verari në Francë, me vlerë 164 milionë dollarë, raporton TMZ.
Të mërkurën, ish-çifti i famshëm ka njoftuar gjykatën për vendimin e tyre për të tërhequr paditë dhe për t’i dhënë fund betejës ligjore, transmeton Indeksonline.
Brad Pitt e kishte paditur Angelina Jolie në vitin 2022, duke pretenduar se ajo kishte shitur pjesën e saj në verarinë e tyre, “Chateau Miraval”, pa marrë pëlqimin e tij.
Nga ana tjetër, Angelina Jolie kishte kundërshtuar pretendimin e tij se duhej të merrte miratimin e tij për të shitur aksionet e saj.
Aktori pretendonte se blerësi i ri po tentonte të merrte kontrollin e verarisë në mënyrë armiqësore, ndërsa pronarët e rinj e akuzonin Pittin se po përpiqej t’i pengonte ata të merrnin pjesë në biznes.
Çështja pritej të shkonte në gjyq në vitin 2027, por tashmë kjo betejë ligjore është anuluar pas marrëveshjes së arritur mes palëve./Indeksonline/

