Dy emrat e njohur të muzikës shqiptare, Aida Doci dhe Ermal Fejzullahu, kanë bashkuar zërat në një bashkëpunim të ri muzikor, të titulluar “Oj Shoqni”.
Kënga vjen plot ritën, energji dhe një atmosferë tejet festive, duke sjellë një frymë të veçantë për adhuruesit e muzikës shqipe, shkruan Indeksonline.
“Oj Shoqni” tashmë është publikuar dhe pritet të jetë një nga këngët që do të dëgjohet në ahengje e festa të ndryshme.
Bashkëpunimi ka zgjuar interesimin e fansave, të cilët kanë mundësinë ta shijojnë këtë projekt të ri muzikor./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

