KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”, grimeri Kevin Kodra takohet me Bebe Rexhën

“Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”, grimeri Kevin Kodra takohet me Bebe Rexhën

Grimeri shqiptar me famë ndërkombëtare, Kevin Kodra, është takuar së fundmi me këngëtaren e njohur Bebe Rexha.

Kodra ka realizuar grimin e artistes në një prej eventeve të saj të fundit, ndërsa dyshja duket se kanë kaluar momente të këndshme së bashku.

Në një video të publikuar në Instagram, Kevin dhe Bebe shfaqen duke buzëqeshur e duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit.

Foto: Instagram

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte momenti kur të dy bënë shqiponjën, duke shprehur krenarinë për prejardhjen e tyre.

“Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”, dëgjohet të thotë Rexha në video.

Foto: Instagram

Takimi i tyre ka ngjallur reagime pozitive, derisa momenti me shqiponjën është pritur me entuziazëm nga fansat shqiptarë.

Kevin vlen të ceket se është një grimer dhe krijues përmbajtjeje me origjinë shqiptare, i rritur në Kanada. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.