Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me rastin e përleshjes së tij me Eduard Kuçin.
Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi të shoqëruar me një mesazh për ndjekësit e tij.
“Ka një diell që më shoqëron kudo. Më ndriçon rrugën edhe atëherë kur përreth bëhet errësirë. Nuk më tregon vetëm ku të shkoj, por më kujton çdo ditë të mos ndalem së ndriçuari edhe vetë. Ju Dua”, ka shkruar Jozi.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme është raportuar se Gjykata e Apelit ka marrë vendim që këngëtari të qëndrojë në masën e detyrimit për paraqitje.
Foto: Jozefin Marku / Instagram
Jozi ishte arrestuar në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve filmike që tregonin përleshjen fizike me Eduard Kuçin, ngjarje e cila mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Në pamjet e publikuara, Kuçi shihet duke u ndaluar në rrugë dhe më pas duke u nxjerrë nga automjeti i tij.
Sipas hetimeve, për ndalimin e tij dyshohet se është përdorur edhe një tabelë e Policisë së Shtetit.