KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pas dy humbjeve radhazi, Flick merr vendimin e papritur te Barcelona

Pas dy humbjeve radhazi, Flick merr vendimin e papritur te Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka vendosur t’u japë dy ditë pushim futbollistëve të tij pas humbjes së dhimbshme në El Clasico ndaj Real Madridit, në përpjekje për t’i rikthyer ata në formën optimale fizike dhe mendore.

Sipas mediumit spanjoll SPORT, trajneri gjerman ka vendosur që skuadra të mos paraqitet në stërvitje deri të mërkurën, duke u dhënë lojtarëve kohë për t’u rikuperuar pas një periudhe të ngarkuar me ndeshje të rëndësishme.

Barcelona u mposht të dielën me rezultat 2-1 nga Real Madridi, duke pësuar humbjen e parë në këtë edicion të La Ligës. Kylian Mbappe ishte protagonist i madrilenëve, duke shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij.

Kjo humbje erdhi vetëm pak ditë pas disfatës 4-2 ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, duke e bërë edhe më të vështirë periudhën për katalunasit.

Sipas raportimit, Flick ka vërejtur rënie të dukshme të freskisë dhe ritmit të zakonshëm të skuadrës në të dyja ndeshjet. Për këtë arsye, trajneri gjerman ka vendosur që fillimisht t’u japë përparësi pushimit dhe rikuperimit, përpara se të ndërhyjë në aspektin taktik.

Problemet me lodhjen nuk kanë nisur vetëm pas dy humbjeve të fundit. Ato janë shtuar gjatë dy javëve të fundit, ndërsa një udhëtim i vështirë pas ndeshjes në Sevilla ka ndikuar në përgatitjet e skuadrës.

Kushtet e pafavorshme atmosferike në Kataloni shkaktuan probleme në planifikimin e udhëtimit të Barcelonës. Futbollistët mbetën për më shumë se një orë të bllokuar në aeroplan, përpara se të detyroheshin të ktheheshin në hotel.

Kjo situatë ua shkurtoi kohën e rikuperimit para udhëtimit të rëndësishëm në Paris, ku Barcelona u përball me PSG-në në Ligën e Kampionëve.

E kombinuar me numrin në rritje të lëndimeve, ngarkesa e madhe fizike duket se ka ndikuar në paraqitjet e fundit të skuadrës.

Flick shpreson që dy ditët e pushimit t’i ndihmojnë lojtarët të rikthejnë energjinë dhe përqendrimin, me trajnerin që kërkon gjithashtu respektim të planeve ushqimore të përcaktuara për secilin futbollist./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.