Një shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i është vjedhur çanta e krahut derisa ndodhej në tregun e Gjakovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesja ka deklaruar se në çantë kishte para të gatshme, një telefon, dy kartela bankare dhe pasaportën e saj.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
VJEDHJE – Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 26.10.2026 – 11:30. Ankuesja femër shtetas e R. Shqipërisë ka raportuar se për deri sa ishte në treg, persona të pa njohur i kanë vjedhur çantën e krahut. Sipas ankueses, në çantë kishte para të gatshëm, një telefon, dy kartela bankare dhe pasaportën. Rasti është duke u hetuar.
Burimi: klankosova.tv ↗

