KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

A mund të tregojë një fotografi e fytyrës sa i sëmurë jeni?

A mund të tregojë një fotografi e fytyrës sa i sëmurë jeni?

Sipas studiuesve, rrudhat në ballë, vijat rreth hundës dhe gojës, zona pranë tëmthave dhe faqet mund të ofrojnë tregues për procesin e plakjes.

Disa zakone, si konsumimi i tepërt i alkoolit, përdorimi i drogave dhe pirja e duhanit, mund ta përshpejtojnë këtë proces.

Dr. Mak tha se mjeti ka dhënë rezultate relativisht të qëndrueshme edhe kur fotografitë ndryshonin për nga ndriçimi, pozicioni i fytyrës, shprehjet dhe përdorimi i makijazhit. Sipas tij, rezultatet kanë qenë kryesisht të qëndrueshme edhe pas disa ndërhyrjeve të kirurgjisë plastike, me një ndryshim të vogël të vërejtur pas rinoplastikës, përkatësisht operacionit të hundës.

Studiuesit kërkojnë më shumë të dhëna

Pavarësisht rezultateve fillestare, studiuesit theksojnë se nevojiten shumë më tepër të dhëna dhe fotografi, veçanërisht nga grupe të ndryshme etnike, për të vlerësuar saktësinë dhe besueshmërinë e këtyre mjeteve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Profesori Miroslaw Bober, ekspert i përpunimit të videos dhe mësimit makinerik në Universitetin e Surrey-t në Mbretërinë e Bashkuar, tha se pretendimet se mjeti mund të përdoret për të ndjekur plakjen ose ndryshimet e shkaktuara nga stili i jetesës janë ende të parakohshme.

Ai e cilësoi hulumtimin si një koncept premtues, por theksoi se teknologjia nuk është ende e gatshme për përdorim klinik. Sipas tij, ajo duhet të testohet më tej, të krahasohet me vlerësimet e mjekëve dhe të provohet në spitale dhe grupe të ndryshme pacientësh.

“Parashikimi i një rezultati nuk është e njëjta gjë me shpjegimin e tij”, paralajmëroi Bober.

Për momentin, këto mjete mbeten në fazën e zhvillimit dhe nuk mund të zëvendësojnë ekzaminimet mjekësore apo vlerësimin profesional të mjekëve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.