KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Koalicioni Shqiptar, Kamberi: Ky bashkim është përgjigja jonë politike ndaj partisë-shtet të Vuçiqit

Koalicioni Shqiptar, Kamberi: Ky bashkim është përgjigja jonë politike ndaj partisë-shtet të Vuçiqit

Bartësi i listës së koalicionit shqiptar në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi, ka thënë se ky bashkim është përgjigje politike për partinë-shtet të Alekdandar Vuçiqit në Serbi.

Ky koalicion ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit në Serbi, me ç’rast Kamberi ka thënë se bashkimi i shqiptarëve është qëndrim i përbashkët për barazi, dinijitet dhe për të drejtën që zëri i tyre të dëgjohet.

“Mbrëmë, në Samolicë, u bëmë bashkë me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike shqiptare në tubimin e “Koalicionit Shqiptar”. Presheva, Bujanoci e Medvegja të përfaqësuara në një tubim të përbashkët. Ky bashkim është përgjigjja jonë politike ndaj partisë-shtet të Vuçiq. Një qëndrim i përbashkët për barazi, për dinjitet dhe për të drejtën që zëri ynë të dëgjohet e të përfaqësohet.”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka thënë se ky bashkim është edhe përgjegjësi për mbajtjen e zotimeve të dhëna para qytetarëve.

“Bashkimi na ngarkon edhe me përgjegjësi që të punojmë bashkë, t’i mbajmë zotimet dhe të mbajmë të përgjigjeshëm pushtetin për mos zbatim të marrëveshjeve.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.