Me 99 vota pro, 84 kundër dhe 8 abstenime, Parlamenti në Zvicër ka hedhur poshtë idenë e një zgjidhje paraprake financimi në rast të tërmeteve të forta në Zvicër.
Pra, ideja ishte që në rast të një tërmeti të fortë, qeveria federale mund t’u kërkonte pronarëve të pronave të paguanin 0.5 përqind të vlerës së siguruar të ndërtesës së tyre për të financuar rindërtimin, shkruan Watson, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, duke qenë se tërmetet e forta në Zvicër ndodhin shumë rrallë, thuajse një në 100 vite, nuk u pa e nevojshme miratimi i një ligji të tillë. /Telegrafi/