KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Parandalohet kontrabandë e armëve nga Turqia për në Maqedoni

Parandalohet kontrabandë e armëve nga Turqia për në Maqedoni

Me shkëmbim të shpejtë informacioni përmes Qendrës SELEC, u parandalua transporti i paligjshëm i armëve nga Turqia përmes Bullgarisë në Maqedoni.

“Gjatë natës, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme Bullgare për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Agjencinë Doganore Bullgare, në vendkalimin kufitarë “Kapitan Andreevo” u krye kontroll i një kamioni “Volvo” me targa kombëtare të Maqedonisë, gjatë të cilit në zonën e ngarkesës u gjetën dhe u sekuestruan tre pushkë, 20 pistoleta dhe 5.750 fishekë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe identifikimit të të gjithë personave të përfshirë në rast, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.