Para se të fillonte aventura e plotë brenda shtëpisë, Vëllai i Madh vendosi një sfidë speciale për banorët lidhur me biletat e fatit.
Të ndarë në dy divanë, banorët u informuan se ata që do të uleshin pranë tavolinës së ngrënies do të përfitonin këto bileta të veçanta.
Fituesit e biletave të fatit rezultuan të jenë: Miri, Selin, Lore, Seno, Xhodi, Mal, Sabina dhe Stine.
BBVA/YouTube
Banorët e tjerë nuk do të kenë mundësi tjetër për t’i marrë këto bileta, duke e bërë lojën më të tensionuar dhe konkurruese.
Nga gjithsej 14 bileta, vetëm katër janë për vajtje-ardhje, ndërsa 8 do të ndahen mes banorëve, duke krijuar një sfidë strategjike dhe moment emocionues për të gjithë pjesëmarrësit. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com