Dielli, moti i nxehtë dhe freskia vjeshtore pritet të ndryshojnë në Zvicër.
Sipas 20Minuten, nga kjo e enjte pritet që në gjithë shtetin zviceran, të bie borë, madje 20 cm të tilla priten të bien në Alpe, transmeton Telegrafi.
Ky lajm ka gjetur pëlqyeshmerinë të disa zviceranë, të cilët mund ta shijojnë fundjavën në Alpe, derisa i shohin edhe fluskat e borës.
Mirëpo, krahas kësaj, rënia e borës mund të shkaktojë problem në bujqësi, pasi, i ftohti mund të ketë pasoja edhe në zonat fushore të shtunën në mbrëmje.
Sipas njohësve të fushës atje, po parashihet që bimët e ndjeshme duhen ende të monitorohen dhe nëse është e nevojshme, të zhvendosen në vendet e tyre të dimrit.
Kjo gjendje me ngrica e borë nuk do vazhdojë për kohë të gjatë, pasi, sipas meterologu zviceran Peter Wick, moti do zbutet pastaj./Telegrafi/