KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron rënie drastike të temperaturave (VIDEO)

Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron rënie drastike të temperaturave (VIDEO)

Meteorologu Mendim Rugova në "Ora 7" në Klan Kosova ka paralajmëruar ndryshim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në ditët në vijim, me depërtimin e disa valëve të ajrit të ftohtë që pritet të ndikojnë në motin në vend.

Sipas Rugovës, masa e para e ajrit të ftohtë ka depërtuar gjatë ditës së sotme, ndërsa ndikimi i saj pritet të vazhdojë edhe nesër. Më pas, mbi vend pritet të instalohet presion i lartë atmosferik.

Megjithatë, ndryshimi më i theksuar i motit pritet drejt fundit të javës, kur një ciklon tjetër do të depërtojë në rajon, duke sjellë një valë të re të ajrit të ftohtë.

“Masat e ftohta ajrore vetëm që kanë depërtu ditën e sotme dhe po pritet edhe ditën e nesërme, faza e dytë është mandej këto fushat dhe presioni i naltë që po instalohet mbi vend… Mirëpo mandej t’u shku kah fundjava po pritet që një ciklon tjetër me depërtu… që me gjasë me kalimin e tij është faza e tretë që vijnë masa pak më të ftohta polare, me gjasë prej Siberisë dhe pritet me pasë ramje më drastike të temperaturës” – ka deklaruar Rugova.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.