KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Acar në mëngjes dhe reshje bore e shiu në mbrëmje, ky është parashikimi i motit për të mërkurën

Acar në mëngjes dhe reshje bore e shiu në mbrëmje, ky është parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të larta në orët e mëngjesit, ndërsa si pasojë e kthjellimeve gjatë natës, do të ketë edhe acar. Në orët vijuese pritet vranësirat të dendësohen, duke sjellë reshje të reja, kryesisht në orët e vona të mbrëmjes.

Reshjet fillimisht mund të paraqiten në formë bore apo shiu të ngrirë në zona të caktuara, përpara se të shndërrohen në shi gjatë orëve vijuese të natës, si pasojë e depërtimit të masave më të ngrohta ajrore.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 9-29 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej -7 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 7°C.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.