KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiroka Pula: Belgjika, partnere e rëndësishme e Kosovës në rrugëtimin evropian

Shiroka Pula: Belgjika, partnere e rëndësishme e Kosovës në rrugëtimin evropian

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vlerësuar mbështetjen e Belgjikës për vendin, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Ajo i bëri këto komente në pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës në Kosovë, me rastin e Ditës së Mbretit.

Shiroka Pula tha se Kosova nuk e harron solidaritetin e Belgjikës gjatë luftës së viteve 1998–1999 dhe mbështetjen e saj për ndërhyrjen e NATO-s.

Sipas saj, Belgjika ka mbështetur vazhdimisht shtetndërtimin dhe zhvillimin demokratik të Kosovës që nga njohja e pavarësisë.

Presidentja ka theksuar se të dyja vendet kanë potencial për ta thelluar bashkëpunimin në ekonomi, arsim, kulturë dhe në fushën institucionale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.