Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndarë mbi 118 mijë euro për furnizimin me automjete të destinuara për Njësinë e Transportit të Burgosurve.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, kontrata në vlerë prej 118 mijë e 500 eurosh i është dhënë kompanisë “DELFIN AUTO” SH.P.K., me seli në Llapnasellë, raporton IndeksOnline.
Blerja është zhvilluar përmes procedurës së hapur të prokurimit, ndërsa në garë kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë. Autoriteti kontraktues ka përcaktuar si kriter përzgjedhjeje çmimin më të ulët.
Kontrata parashihet të mbulojë furnizimin me automjete për Njësinë e Transportit të Burgosurve, me marrëveshjen kornizë që do të ketë kohëzgjatje prej 24 muajsh.
Vlera e parashikuar fillimisht për këtë kontratë ishte 160 mijë euro.
Në fund të procesit, oferta e kompanisë fituese prej 118,500 eurosh rezultoi të jetë më e ulët se oferta tjetër e përgjegjshme, e cila kishte vlerën 138,450 euro.
Kontrata është dhënë më 11 nëntor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 13 nëntor 2026. /IndeksOnline/

