Një kombinim i sportit, relaksit, ushqimit dhe muzikës po vjen sërish në Padel Zone Prishtina. Të shtunën, më 3 tetor, nga ora 11:00 deri në 15:00, do të mbahet eventi “Padel, Brunch & Pilates”, i organizuar nga Padel Zone në bashkëpunim me La Tarté dhe Cloud Eleven.
Eventi synon të sjellë së bashku komunitetin e padelit dhe të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë disa orë ndryshe gjatë fundjavës, duke kombinuar aktivitetin fizik me socializimin dhe argëtimin.
Programi do të përfshijë sesione Pilates, mundësi për të luajtur dhe provuar padelin, si dhe brunch të përgatitur nga La Tarté. Atmosfera gjatë gjithë eventit do të shoqërohet me muzikë nga DJ Jauki.
“Padel, Brunch & Pilates” është konceptuar jo vetëm për lojtarët e rregullt të padelit, por edhe për ata që dëshirojnë ta provojnë këtë sport, të kalojnë kohë me miqtë dhe të bëhen pjesë e komunitetit gjithnjë në rritje të padelit në Prishtinë.
Me tetë fusha padeli dhe hapësira të dedikuara për sport dhe socializim, Padel Zone po vazhdon të sjellë formate që e shndërrojnë padelin në më shumë sesa vetëm një aktivitet sportiv.
3 Tetor
11:00 – 15:00
Padel Zone Prishtina
Pilates by Cloud Eleven
Brunch by La Tarté
Padel
Music by DJ Jauki