KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pacolli: Të zbatohen vendimet e gjykatave dhe të lejohet operimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Pacolli: Të zbatohen vendimet e gjykatave dhe të lejohet operimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Biznesmeni dhe investitori Behgjet Pacolli ka reaguar sërish lidhur me situatën e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke theksuar se hyrjet në aeroport vazhdojnë të mbeten të bllokuara, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave.

Sipas Pacollit, të gjitha “masat e sigurisë” të vendosura më herët janë shfuqizuar nga gjykatat si të pabazuara në ligj, megjithatë bllokimi i hyrjeve në aeroport vijon edhe sot.

“Ne vazhdojmë të kërkojmë vetëm një gjë: zbatimin e ligjit, respektimin e vendimeve të gjykatave dhe mbrojtjen e një investimi strategjik me qindra miliona euro, në interes të Shqipërisë dhe të qytetarëve të saj”, ka deklaruar Pacolli.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të mundësojnë fillimin e operimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, në përputhje me kontratën e koncesionit dhe vendimet gjyqësore në fuqi.

Njëkohësisht, Pacolli ka kërkuar që të identifikohen dhe të ndëshkohen të gjithë personat përgjegjës që, sipas tij, kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme këtë projekt dhe vazhdojnë ta pengojnë funksionimin e tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.