Roma ka marrë një fitore të rëndësishme dhe bindëse ndaj Sassuolos, duke triumfuar 3-0 në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.
Skuadra kryeqytetase e zgjidhi ndeshjen me tre gola, ku fillimisht shënoi Hermoso, ndërsa goli i dytë erdhi nga autogoli i Sebastian Walukiewicz. Fitoren e Romës e vulosi Mora me golin e tretë.
Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 27 pikëve dhe renditet në pozitën e dytë në tabelë.l, -1 nga rivali i qytetit Lazio. Për më tepër, kryeqytetasit kanë sulmin më të mirë në kampionat me 31 gola të shënuar.
Ndërkohë, Sassuolo mbetet në pozitën e 17-të me vetëm tetë pikë.
Në xhiron e ardhshme, Roma do të jetë mysafire e Parmës, kurse Sassuolo do të presë Genoan.
Burimi: klankosova.tv ↗

