KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Pa shenja presioni” – mediumi izraelit befasohet nga atmosfera te Kosova para ndeshjes

“Pa shenja presioni” – mediumi izraelit befasohet nga atmosfera te Kosova para ndeshjes

Atmosfera në kampin e Kosovës duket dukshëm më e qetë në prag të përballjes me Izraelin, e cila zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në Debrecen të Hungarisë.

Derisa në kampin izraelit raportohet për presion të madh pas dy humbjeve radhazi, futbollistët e Kosovës kanë shfrytëzuar momentet e lira për t’u shkëputur nga rutina e grumbullimit.

Mediumi izraelit One ka publikuar fotografi nga qëndrimi i ekipit kosovar në Debrecen, ku lojtarët shihen duke shëtitur në qytet, duke pirë kafe dhe duke shijuar motin me diell.

Sipas mediumit, pamjet e tilla japin përshtypjen e një atmosfere të qetë në kampin e Kosovës, me futbollistët që duken të çliruar nga presioni para një ndeshjeje që mund të ketë rëndësi të madhe.

“Lojtarët e Kosovës duken të relaksuar dhe të lirë, pa shumë shenja presioni në prag të ndeshjes”, shkruan One, duke e interpretuar këtë si një tregues të besimit që ekziston në kampin kosovar para përballjes me Izraelin.

Në anën tjetër, situata te kundërshtari është krejtësisht tjetër. Izraeli vjen pas dy humbjeve në ndeshjet e fundit dhe pritet të bëjë ndryshime të shumta në formacion për duelin ndaj Kosovës.

Tashmë mbetet të shihet nëse qetësia e treguar jashtë fushës do të reflektohet edhe në paraqitjen e Kosovës në “Nagyerdei Stadium”, aty ku të enjten pritet një përballje me shumë peshë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.