KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani: Përshëndesim veprimin e KOM-it për mbajtjen e meshës dygjuhëshe

Osmani: Përshëndesim veprimin e KOM-it për mbajtjen e meshës dygjuhëshe

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani sot përmes një shkrimi në Facebook ka përshëndetur veprimin e Kishës Ortodokse Maqedonase për mbajtjen e meshës në dy gjuhë në Rostushë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ndonjëherë, pikërisht gjestet e qeta dhe të sinqerta janë ato që afrojnë njerëzit dhe ndërtojnë ura mes komuniteteve.
Ai shkruan se “Uji i qetë e gërryen bregun”

Në këtë frymë, përgëzime të veçanta për Ambasadorin shqiptar Meidani dhe për përfaqësuesin e Kishës Ortodokse Maqedonase, Partenij për meshën dygjuhëshe në Rostushë, një akt i thjeshtë, por me domethënie të thellë, që solli njerëzit më afër dhe tregoi se respekti dhe bashkëjetesa jetohen përmes veprave, jo deklaratave.

Në fund, urime të përzemërta për të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festave paqe, shëndet dhe mirësi në familjet tuaja”, shkruan Osmani në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.