Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me protestuesit dhe policët e plagosur gjatë protestave studentore në Tiranë por edhe në qytetet e tjera ku janë zhvilluar protesta në Shqipëri.
Siç shkruan Euronewsal, në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor.
Sipas njoftimit mes të lënduarve janë 8 policë, 10 protestues dhe 3 kalimtarë, transmeton Klankosova.tv
Lidhur me të riun i cili u plagos nga policia shqiptare para Ministrisë së Arsimit, bëhet me dije se 21-vjeçari është nën monitorim dhe se nuk rezulton me rrezik për paralizë ose për ndërhyrje kirurgjikale.
Në spitalin rajonal të Vlorës 3 persona kanë marrë ndihmë mjekësore.
Mes tyre edhe një polic. Ndërkohë në qytetin e Lezhës është lënduar një e mitur e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali.

