KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”, ende nuk ka paraqitur programin e saj qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar, ndonëse kanë kaluar gati pesë muaj nga përfundimi i zgjedhjeve.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se Qeveria ka prezantuar një agjendë legjislative dyvjeçare, por jo një vizion të qartë për vendin, raporton Klankosova.tv

“Kemi hyrë në muajin e pestë që kur përfunduan zgjedhjet, ndërsa Qeveria, ende nuk ka paraqitur programin e vet qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar. Ka sjellë një agjendë legjislative dyvjeçare, por jo një vizion të qartë për vendin. Një listë ligjesh, ku përsëriten nisma të bartura prej vitesh, nuk përbën strategji zhvillimore.Një qeveri pa program është pa identitet, ndërsa një qeveri pa prioritete legjislative mbetet edhe pa letërnjoftim politik”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka përmendur edhe mungesën e përgjigjeve për problemet në energji, ekonomi, mirëqenien e qytetarëve, sektorin privat dhe sfidat e integrimit.

“Problemi nuk është vetëm mungesa e një dokumenti, por mungesa e përgjigjeve ndaj problemeve në energji, ekonominë, mirëqenien e qytetarëve, sektorin privat dhe sfidat integruese. Gjithçka po mbetet në improvizim”, shkroi Tahiri./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.