KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani njofton takime me qytetarët në Obiliq, Vushtrri, Podujevë dhe Prishtinë

Osmani njofton takime me qytetarët në Obiliq, Vushtrri, Podujevë dhe Prishtinë

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka njoftuar agjendën e takimeve të saj me qytetarët për sot, duke përfshirë vizita në Obiliq, Vushtrri, Podujevë dhe Prishtinë.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, aktivitetet do të nisin në orën 17:00 në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq. Më pas, Osmani do të qëndrojë në Vushtrri, ku në orën 18:00 do të zhvillojë takim në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina”.

Në orën 19:30 është paraparë takimi me qytetarët në sheshin e qytetit në Podujevë, ndërsa agjenda do të përmbyllet në Prishtinë, në Degën 3, pranë shkollës “Ismail Qemali”, duke filluar nga ora 20:30.

Osmani ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen këtyre takimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.