Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Lindrit Kamberi, ka folur për potencialin e Dardanëve, duke theksuar se skuadra ka cilësi individuale, por duhet të punojë më shumë në aspektin kolektiv.
Pas përfundimit të ndeshjeve të këtij edicioni, Kamberi beson se me më shumë kohë, punë dhe njohje mes futbollistëve, Kosova mund të arrijë rezultate edhe më të mira në të ardhmen.
“ Kosova ka kualitet individual shumë të lartë. Nëse punojmë edhe më shumë si ekip, të njihemi me njëri-tjetrin, mund të arrijmë shumë më tepër. Vitin tjetër mund të bëhemi edhe më shumë ekip kolektiv dhe të arrijmë gjëra më të mëdha”, deklaroi Kamberi.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

