KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ortekët bllokojnë rrugën drejt Thethit, ndalohet qarkullimi në Qafë Thore

Ortekët bllokojnë rrugën drejt Thethit, ndalohet qarkullimi në Qafë Thore

Rruga në aksin Qafë Thore-Theth është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike, duke detyruar autoritetet të ndalojnë qarkullimin e mjeteve për arsye sigurie.

Sipas njoftimit të Autoriteti Rrugor Shqiptar, pavarësisht ndërhyrjes me frezat e pastrimit, puna për hapjen e rrugës është bërë e pamundur pasi ortekët janë ende aktivë dhe paraqesin rrezik për punëtorët dhe mjetet.

Për këtë arsye, qarkullimi i trafikut në zonën e Qafë Thores është ndaluar deri në uljen e aktivitetit të reshjeve dhe ndërprerjen e rënies së ortekëve.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme. /A2 CNN

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.