Skuadra e Barcelonës po hyn në një fazë vendimtare dhe jashtëzakonisht të ngarkuar të sezonit, ku do t’i duhet të zhvillojë plot nëntë ndeshje brenda vetëm 28 ditëve.
Ky ritëm i lartë i ndeshjeve, me katalanasit që do të zbresin në fushë pothuajse çdo tri ditë, përbën një sprovë serioze për trajnerin Hansi Flick, si në aspektin fizik të ekipit, ashtu edhe në menaxhimin e grupit, raporton MundoDeportivo, transmeton IndeksOnline.
Për shkak të mungesës së kohës për rikuperim dhe përgatitje të mirëfilltë mes takimeve, rotacionet në formacion pritet të jenë vendimtare për të shmangur rënien e formës dhe për të ulur rrezikun e lëndimeve.
Objektivi i “Blaugranëve” mbetet që ta kalojnë këtë maratonë ndeshjesh me sa më pak pasoja dhe pa humbur terren në garat ku janë të përfshirë këtë sezon. /IndeksOnline/

