Ish-mbrojtësi anglez, Rio Ferdinand, ka pohuar se Jude Bellingham e ka tejkaluar tashmë trashëgiminë e legjendave si Frank Lampard, Paul Scholes dhe Steven Gerrard në ekipin kombëtar të Anglisë.
Duke folur në emisionin e tij Rio Meets, ish-lojtari i Manchester United këmbënguli se asnjë nga këta mesfushorë ikonikë nuk mund të krahasohet me ndikimin që ylli i Real Madridit ka pasur për ekipin kombëtar.
“Jude Bellingham i ka tejkaluar Lampard, Scholes dhe Gerrard për Anglinë. Ata nuk mund t’i flasin Jude-it për atë që ka bërë, e lëre më për Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Ferdinand.
Për të mbështetur qëndrimin e tij, ai kujtoi fitoren vendimtare të anglezëve jashtë fushe kundër kampionëve të botës në Spanjë, një arritje që, sipas tij, çimenton superioritetin historik të Bellingham mbi brezin e mëparshëm të artë.
“Anglia hyri në oborrin e Spanjës, kampionët e botës, dhe i mundi ata. Nuk ka shumë gjëra që mund të them për Jude. Ai është shumë i mirë dhe një djalë i ri fantastik. Mënyra se si e prezanton veten dhe sa elokuent është”.
Ferdinand theksoi elokuencën e tij dhe mënyrën se si sillet jashtë fushës, duke arritur në përfundimin se nëse diçka i afrohet përsosmërisë në botën e futbollit, Bellingham përfaqëson atë ideal.
“Nëse ka diçka afër përsosmërisë, Jude me siguri duhet të jetë ajo në botën e futbollit”, përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/

