KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

OEK: Rezultatet e PISA, alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës

OEK: Rezultatet e PISA, alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës i sheh me shqetësim rezultatet e PISA 2025, të cilat tregojnë për probleme serioze në nivelin e njohurive dhe aftësive bazë të nxënësve në Kosovë.

Për OEK-un, kjo nuk është vetëm çështje e arsimit. Cilësia e arsimit përcakton drejtpërdrejt cilësinë e fuqisë punëtore, produktivitetin, konkurrueshmërinë dhe aftësinë e Kosovës për të tërhequr investime.

Sipas OEK, rezultatet e PISA-s duhet të shërbejnë si alarm për veprim konkret. Nevojitet bashkëpunim më i strukturuar ndërmjet institucioneve arsimore, Qeverisë dhe sektorit privat, me fokus në përmirësimin e aftësive bazë dhe lidhjen e arsimit me tregun e punës.

OEK tashmë ka kontribuar në zhvillimin e arsimit dual dhe është e gatshme të mobilizojë bizneset për të ofruar më shumë mundësi për praktikë profesionale, mentorim dhe mësim në vendin e punës.

“Kosova nuk mund të ndërtojë një ekonomi konkurruese të së ardhmes pa një sistem arsimor që përgatit të rinj me njohuri, aftësi praktike dhe kapacitet për t’iu përshtatur ndryshimeve në tregun e punës”, thuhet në reagim.

Nxënësit e Kosovës kanë shënuar rezultate dukshëm nën mesataren e vendeve të OECD-së në testin PISA 2025.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) është organizatë ndërkombëtare që harton analiza, standarde dhe rekomandime në fusha si arsimi, ekonomia, punësimi dhe mirëqenia sociale. Ajo organizon edhe testin PISA, i cili vlerëson njohuritë dhe aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.