KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Nuk kam parë kurrë dikë si ai”, Betim Halimi flet për punën me legjendën Yaya Toure

“Nuk kam parë kurrë dikë si ai”, Betim Halimi flet për punën me legjendën Yaya Toure

I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte portieri i njohur Betim Halimi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.

Portieri kosovar, Betim Halimi, ka ndarë një nga përvojat më të paharrueshme në karrierën e tij, duke folur për momentet kur ka pasur fatin të punojë dhe të udhëtojë me legjendën e futbollit, Yaya Toure.

Halimi tregon se ajo që e bëri Touren të veçantë nuk ishte vetëm cilësia e jashtëzakonshme e stërvitjeve, por edhe thjeshtësia dhe sjellja e tij si njeri.

“Ja nisën mediat në Ukrainë të shkruanin për Yaya Toure po vjen ndihmëstrajner. Po e pabesueshme ka qenë deri sa e pamë me sytë tanë”.

“Domethënë është prej krejt lojtarëve me emër që i kam takuar e që kam luajtur kundër tyre, si Yaya Toure nuk më kanë parë sytë”.

“Aq i thjeshtë. Domethënë ai ka qenë i privilegjuar në klubin tonë me kushte se ne udhëtonim për shembull me tren nga 9 orë me një qytet tjetër për të luajtur, Yaya e ka pasur avionin privat për të udhëtuar”.

“Kurrë nuk ka shkuar, vetëm me ne. 9 orë me tren ne 9 ai. Kur shkonim në Mariupol për të luajtur, i bënim nga 17 orë rrugë”.

“Sidoqoftë, trenat kanë qenë të mirë me dhomë gjumi, por pa marrë parasysh 17 orë janë shumë. Yaya Toure asnjëherë nuk është ndarë nga ekipi, gjithmonë me neve”.

“Me çka kemi shkuar ne edhe ai me neve. Por edhe kështu e ka pasur filozofinë e lojës e këto i ka pasur tjetër nivel”.

“Me qenë një lojtar i nivelit të Yaya Toures që ka luajtur në kohë të artë të Barcelonës, edhe të jesh aq djalë i mirë, i sjellshëm dhe i thjeshtë, nuk e kisha imagjinuar”, ka rrëfyer Halimi.

Episodin e plotë me Betim Halimin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.